Home Këshilla Është për t’u çuditur me këta katër veta që, kur sprovohen, nuk...

Është për t’u çuditur me këta katër veta që, kur sprovohen, nuk i thonë fjalët e bereqetshme prejkuranore

0 views
0
SHARE

Është për t’u çuditur me këta katër veta që, kur sprovohen, nuk i thonë fjalët e bereqetshme prejkuranore:

1. Me atë që ka një preokupim e nuk e thotë fjalën prejkuranore “la ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimiin (S’ka zot veç Teje, je i Plotmadhëri, unë isha prej gabimtarëve)”, pas së cilës fjalë të thënë prej një njeriu, Allahu ka treguar në Kuran për Vete se kishte vepruar kështu:”Iu përgjigjëm dhe e liruam nga preokupimi”.

2. Me atë që dëmtohet e nuk e thotë fjalën prejkuranore “rabbi inni messeniddurru ve ente erhamurrahimiin (Zoti im, mua m’u bë dëmi e Ti je më i Mëshirueshmi)”, pas së cilës fjalë të thënë prej një njeriu, Allahu ka treguar në Kuran për Vete se kishte vepruar kështu:”Iu përgjigjëm dhe ia larguam dëmin që pati”.

3. Me atë që ka ndonjë frike e nuk e thotë fjalën prejkuranore “hasbijallahu ve nimelvekiil (Më mjafton Allahu, te i Cili sa mirë është për t’u mbështetur)”, pas së cilës fjalë të thënë prej disa njerëzve, Allahu në Kuran ka treguar për Vete se ua kishte sjellë punën kështu:”Nga begatia e e dhëna bujare e Allahut, ata nuk i gjeti asnjë e keqe”.

4. Me atë që e mashtrojnë njerëzit e nuk e thotë fjalën prejkuranore “ve ufevvidu emrii ilallah vallahu besiirun bilibad (Po ia lë punën time Allahut, Ai i sheh mirë robërit)” pas së cilës fjalë të thënë nga një njeri, Allahu në Kuran ka treguar për Vete se kishte vepruar kështu:“E ruajti Allahu nga të këqijat që donin t’ia bënin duke e mashtruar”.

Përktheu Ilmi Rexhepi

SHARE
Previous articleRefleksologjia kurrizore në terapinë Hixhame
Next articleMos u mërzit, bashkëpuno me realitetin aktual
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here