Home Edukim Erdoğan: Rreth 250 mijë refugjatë nisen drejt Turqisë

Erdoğan: Rreth 250 mijë refugjatë nisen drejt Turqisë

20 views
0
SHARE

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se afër 250.000 refugjatë lëvizin drejt kufirit turk dhe se vendi i tij po përpiqet ta parandalojë atë me masa të caktuara, por thekson se është e vështirë meqë ata megjithatë janë njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Ankara, Erdoğan foli në një simpozium të quajtur “Qyteti dhe Siguria”, ndërsa me këtë rast u përqendrua edhe për zhvillimet aktuale, më saktësisht, për valën e re të refugjatëve që lëviznin nga Idlibi në kufirin turk.

“Nga 200 deri në 250 mijë refugjatë po lëvizin drejt kufirit tonë. Ne po mundohemi ta parandalojmë këtë me masa të caktuara. Është shumë e vështirë meqë ata megjithatë janë njerëz”, tha Erdoğan.

Ai kujtoi se Turqia deri më tani ka pranuar rreth pesë milionë refugjatë në territorin e saj.

“Secili qytet turk ka hapur dyert e tij për refugjatët dhe ne kemi pranuar gjithsej pesë milionë njerëz në Turqi, përfshirë katër milionë refugjatë sirianë vetëm. Derisa po e bëjmë këtë, ndjeshmëria e atyre që nuk duan të huaj në qytetet e tyre nuk është aspak bindëse”, tha Erdoğan.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/erdogan-rreth-250-mije-refugjate-nisen-drejt-turqise/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here