Home Edukim Erdogan: Askush të mos shqetësohet nga prania e jonë në Katar

Erdogan: Askush të mos shqetësohet nga prania e jonë në Katar

29 views
0
SHARE

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan në lidhje me Komandën e Forcave të Përbashkëta Turko-Katarase tha se “Askush nuk duhet të shqetësohet nga prania e jonë në këtë gjeografi”.

Presidenti Erdogan gjatë vizitës zyrtare atje inspektoi edhe kazermën “Tarik Bin Ziyad” të Komandës së Forcave të Përbashkëta Turko-Katarase.

Në fjalën e rastit Presidenti Erdogan u uroi suksese nga Allahu të gjitha forcave të sigurisë, të cilat sakrifikojnë si brenda ashtu edhe jashtë vendit për ekzistencën e Turqisë, sigurinë e popullit dhe për vendet mike e vëlla.

“Ju jeni këtu si një anëtar i nderuar i Forcave të Armatosura të Turqisë, që është një nga ushtritë më të vjetra në botë me një të kaluar 2 mijë e 200 vjeçare. Në të njëjtën kohë çdonjëri prej jush është përfaqësues i kombit turk në këto troje. Unë si President dhe kryekomandant i ushtrisë ju përgëzojë individualisht të gjithëve”, bëri të ditur Erdogan.

Duke vënë në dukje se projektet e përbashkëta me Katarin në industrinë ushtarake, të sigurisë dhe mbrojtjes janë shtylla kurrizore e marrëdhënieve bilaterale, Erdogan tha: “Ne kurrë nuk e ndajmë sigurinë e Katarit nga siguria e vendit tonë. Ju jeni këtu për modernizimin e institucioneve ushtarake të Katarit, diversifikimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe zhvillimin e aftësive mbrojtëse përmes trajnimit dhe edukimit. Pas krizës që nisi në 2017 me vendet e Gjirit me praninë tuaj, ju u bëtë garanci e paqes dhe besimit të vëllezërve tanë kataras. Me qëndrimin dhe dinjitetin tuaj, ju vendosët fronin në zemrat e popullit kataras”.

“Ne asnjëherë nuk i kemi lënë miqtë tanë të vetëm kundër kërcënimeve dhe rreziqeve në asnjë periudhë të historisë dhe kurrë nuk do ta bëjmë këtë”, tha Erdogan, ndërsa shtoi se i kushtojnë rëndësi të madhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit të Gjirit, ku siç tha, “jemi të lidhur me rrënjë të thella”.

“Besojmë se paqja e këtij rajoni ka një rol kyç për stabilitetin e Lindjes së Mesme. Prania juaj këtu është për të shërbyer për stabilitetin dhe paqen jo vetëm të Katarit, por të gjithë rajonit të Gjirit. Askush nuk duhet të shqetësohet nga prania e jonë në këtë gjeografi”.

http://mesazhi.com/erdogan-askush-te-mos-shqetesohet-nga-prania-e-jone-ne-katar/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here