Home Education Ëndrra e Arafatit, Aeroporti i Gazës, i shndërruar në rrënoja

Ëndrra e Arafatit, Aeroporti i Gazës, i shndërruar në rrënoja

20
0
SHARE

Aeroporti Ndërkombëtar i Gazës, i themeluar 19 vite më parë me përpjekje të liderit palestinez Jaser Arafat, aktualisht është burim pikëllimi për palestinezët me gjendjen e saj që të sjell në mendje rrënojat.

I ndërtuar në jug të qytetit Refah në Rripin e Gazës, Aeroporti Ndërkombëtar i Gazës u hap në vitin 1998, ndërsa arrit të ofrojë shërbime vetëm dy vite. Ajo që ka ngelur prej aeroportit i cili u mbyll pas bombardimit nga forcat izraelite janë vetëm rrënojat.

Kryetari në detyrë Aviacionit Civil të Palestinës, Zuhejr Zumlat, për Anadolu Agency (AA) thotë se aeroporti ishte ëndrra e liderit të Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Jaser Arafat.

“Pas formimit të qeverisë palestineze, Arafat kishte ëndërr të ndërtonte një aeroport. Pas vendimit për formimin e Aviacionit Civil në vitin 1994, në fillim të vitit 1995 u themelua edhe Linja Ajrore e Palestinës. Në tetor të të njëjtit vit, qeveria filloi punimet për caktimin e vendit ku do të ndërtohej aeroporti”, tregon Zumlat.

Zumlat thotë se aeroporti është ndërtuar në përputhje me arkitekturën islame në një sipërfaqe prej 280 hektarësh, ndërsa ka kushtuar mes 60 dhe 70 milionë dollarë.

“Aeroporti mundësoi punësimin e rreth 800 personave, përfshirë inxhinierë, pilotë, menaxhues, pjesëtarë të sigurimit dhe punonjës të shërbimeve të pasagjerëve. Kishte aktivitet të konsiderueshëm në vitet e para. Sipas regjistrimeve, në vitin 1998 janë transportuar 20 mijë pasagjerë, 61 mijë në vitin 1999 dhe rreth 59 mijë në vitin 2000. Megjithatë, aeroporti u mbyll nga ushtria izraelite pjesërisht pas rreth dhjetë ditëve nga Intifada e Al Aksasë dhe tërësisht më 13 shkurt të vitit 2001.

Duke theksuar se aeroporti kishte rëndësi nga aspekti politik dhe ishte simbol i sovranitetit, Zumlat thotë se aeroporti garantonte shkuarjen e palestinezëve në destinacionin e dëshiruar dhe në kohën e dëshiruar pa u ballafaquar me pengesa.

Sipas tij, gjendja e sotme e aeroportit shkakton dhimbje për palestinezët.

“Ne e ndërtuam atë me jetën tonë. Ndihem shumë i pikëlluar nga sulmi ndaj tij, shkatërrimi dhe shndërrimi i tij në mbeturinë”, tha Zumlat, duke i bërë thirrje presidentit palestinez Mahmud Abbas për të nisur punime serioze për rifunksionalizimin e aeroportit.

Hapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Gazës, të ndërtuar me financime të siguruara nga Japonia, Egjipti, Arabia Saudite, Spanja dhe Gjermania, ishte bërë nga lideri palestinez Jaser Arafat dhe presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton. Aeroporti ishte sjellë në gjendje të papërdorshme nga bombardimi i ushtrisë izraelite në vitin 2000 gjatë Indifadës së Aksasë.

Izraeli që nga viti 2007 ka vendosur bllokadë në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth dy milionë palestinezë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here