Home Edukim Ende nuk ka shenja jetë, vazhdon operacioni i shpëtimit për familjen Lala

Ende nuk ka shenja jetë, vazhdon operacioni i shpëtimit për familjen Lala

31 views
0
SHARE

Vazhdon ende operacioni për shpëtimin e familjes Lala e cila ka mbetur e bllokuar në rrënoja.

Forcat speciale kanë mundur të pastrojnë të gjitha inertet që kishin rënë mbi dhomën e gjumit dhe ndërkohë po përpiqen të heqin traun që ka rënë në dhomë dhe sipas forcave speciale kjo është pjesa më e vështirë.

Sfida më e vështirë është trau i cili duhet të çahet. Nga familja Lala e prekur nga tërmeti, mësohet se ka dalë i gjallë 17 vjeçari. Dy djemtë janë pritje të familjarëve duke shpresuar se do ti mbijetojnë tragjedisë.

Sadetja, gjyshja rreth 80 vjeç e cila jetonte me një djalë beqar dhe me familjen e dy djemve të tjerë të martuar, ka dalë dje e vdekur.

“3 kanë mundur të dalin një i gjallë dhe dy të vdekur, forcat italiane do të provojnë sërish të largojnë masivin  e betonit për të bërë të mundur nxjerrjen e anëtarëve të familjes. Ata janë në gjendje ankthi ndërkohë që nje prej djemve ka brënda gruan e tij”, raporton gazetarja Esiona Konomi.

Forcat italiane kanë lëshuar një qen të trajnuar për të bërë kërkime mbi banesë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/ende-nuk-ka-shenja-jete-vazhdon-operacioni-i-shpetimit-per-familjen-lala/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here