Home Edukim Ende njerëz nëpër çadra, banorët e dëmtuar bëjnë thirrje për ndihmë

Ende njerëz nëpër çadra, banorët e dëmtuar bëjnë thirrje për ndihmë

20 views
0
SHARE

Tërmeti i 26 Nëntorit ka la pas viktima por edhe shumë banesa të dëmtuara të cilat rrezikojnë jetët e qytetarëve.

Paniku ka përfshirë qytetarët e zonave të dëmtuara më shumë nga lëkundjet dhe ata bëjnë thirrje që instancat shtetërore të veprojnë sa më shpejtë pasi nuk po jetojnë në kushte optimal.

Disa qytetarë në Durrës kërkojnë që inspektorët të vijnë në banesat e tyre për ti inspektuar pasi janë shkatërruar nga brenda. Ata kërkojnë gjithashtu ndihmë psikologjike pasi ndihen të shokuar nga ngjarjet e ditëve të fundit.

Banorë të Kavajës gjithashtu deklarojnë se shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme madje disa thonë që kjo situatë ka qenë që pas tërmetit të 21 shtatorit. Në prononcimet e tyre për mediat ata kërkojnë të merren masa sepse po kalojnë netët jashtë dhe ende nuk iu është ofruar ndihmë.

Në Lezhë sot është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi shumë objekte janë të dëmtuara. Qytetarët aty thonë se janë me dhjetëra pallate të pabanueshme dhe presin që të inspektohen sa më shpejtë.

Situata paraqitet problematike edhe në Shijak, ku megjithëse janë ngritur kampe për të pastrehët ka shumë nga ata të cilët nuk duan ti lënë banesat e tyre pa ardhur dikush që ti inspektojë.

Kryeministri Rama ishte sot në zonën e Kombinatit në Kryeqytet ku u përball me shumë banorë të shqetësuar të cilët kërkonin ndihmë në panik për jetët dhe shtëpitë e tyre. Debati mes tyre tregoi se ka nevojë urgjente për veprim në këto zona.

Qeveria ka shpallur planin për evidentimin dhe vlerësimin e banesave të dëmtuara por ky proces duket se do të marrë kohë dhe do të pritet ndihma e ekspertëve nga jashtë për të rritur ritmet e punës. Është deklaruar se qëllimi është që asnjë qytetar mos të kalojë më natën në çadra por ka ende shumë raportime se përveç çadrave, njerëzit po i kalojnë netët në makina dhe shtëpi të cilat janë të rrezikshme për të jetuar. /Opinion.al

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/ende-njerez-neper-cadra-banoret-e-demtuar-bejne-thirrje-per-ndihme/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here