Home Edukim Edhe Dogana i bashkohet bllokadës së sindikatave për ligjin e pagave

Edhe Dogana i bashkohet bllokadës së sindikatave për ligjin e pagave

17 views
0
SHARE

Sindikata e Doganës ka paralajmëruar se çdo devijim për të mos zbatuar Ligjin për Paga do të jetë i papranueshëm për ta.

Përmes një komunikate për media, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës thotë se përkrah çdo ligj të favorshëm dhe i cili ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen dhe ruajtjen e mirëqenies sociale të punonjësve.

“Referuar ligjit në fjalë Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës – SPDK konsideron se ligji i pagave i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe votuar nga shumica e deputeteve të Parlamentit të Republikës së Kosovës gëzon përkrahjen e shumicës së të punësuarve në institucionet Republikës së Kosovës. Andaj mbi bazën e kësaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës përkrah dhe kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave ashtu siç është, pasi që i njëjti mund të plotësohet nëse janë bërë lëshime teknike gjatë procesit”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftimi, çdo devijim nga moszbatim i “Ligjit për Paga” për Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës do të jetë i pa pranueshëm.

Ndryshe, 70 për qind e punëtorëve në sektorin publik, nga muaji dhjetor pritet që të marrin pagat me rritje, por disa ditë para ekzekutimit të tyre, Avokati i Popullit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ky veprim ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi të shumta, veçmas te sindikatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve.

Tri sindikata, si  ajo e shëndetësisë, e arsimit dhe policisë kanë paralajmëruar edhe greva për këtë çështje.

http://mesazhi.com/edhe-dogana-i-bashkohet-bllokades-se-sindikatave-per-ligjin-e-pagave/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here