Home Këshilla E mira gjendet këtu, në kraharor

E mira gjendet këtu, në kraharor

0 views
0
SHARE

Një nga shokët e Profetit a.s, Vasibe, tregon:”Një ditë ndodhesha në xhami dhe u nisa drejt të dërguarit të Zotit a.s që ta pyes mbi të mirën dhe të ligën.

Unë fillova të kapërcej rreshtat e njerëzve drejt Profetit a.s dhe disa më thonin:”Largohu nga i dërguari i Zotit o Vasibe!”

Unë ua ktheja:”Më lini rehat! Nuk ka njeri që zemra ime e do më fort se ai.”

Kur më pa Profeti a.s, ma bëri me shenjë dhe më tha:”Afrohu o Vasibe!”

Unë u ula dhe gjunjët e mi prekën ato të Profetit a.s.

I dërguari i Allahut më tha:”O Vasibe! A të tregoj se përse ke ardhur?”

Unë iu përgjigja:”Po o i dërguar i Allahut!”

Ai tha:”Ke ardhur të pyesësh mbi të mirën dhe të ligën.”

Unë i thashë:”Ashtu është o i dërguar i Allahut.”

Mandej, Profeti a.s i bashkoi tre gishtat dhe duke më cytur në kraharor drejt zemrës, më tha:

”O Vasibe! E mira është ajo me të cilën ndihet e paqtë vetja dhe qetësohet zemra. Kurse e liga është gjithçka që të ngushton kraharorin dhe nuk e lë ndërgjegjen të qetë. O Vasibe! E mira gjendet këtu – në kraharor – sado mendime të ndryshme të japin njerëzit.”

Burimi: www.ardhmeriaonline.com

SHARE
Previous articlePyetjet më të shpeshta rreth Hixhames
Next articleMOS U DESHPERO! MOS U DESHPERO!
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here