Home Edukim E konfirmon policia, serbët nuk shkojnë në Gjakovë

E konfirmon policia, serbët nuk shkojnë në Gjakovë

5 views
0
SHARE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarisht nuk ka asnjë informacion që do të vijnë serbët në Gjakovë.

Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë informatë në rrugë zyrtare se në Gjakovë do të vijnë serbë.

“Jo nuk kemi paralajmërim zyrtar se do të vinë dhe assesi nuk do të vijnë për shkak se nuk kemi paralajmërim zyrtar deri më tani”, tha Gjokaj.

Ai shtoi se protestuesit janë në të drejtën e tyre për protestë ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat [për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

“Ne kemi marrë masat për ta ruajtur rendin dhe qetësinë publike, protestuesit kanë të drejtë të protestojnë. Deri më tani gjithçka është në rregull”, shtoi ai.

Në fund, Gjokaj tha se së shpejti pritet shpërndarja e protestuesve.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/e-konfirmon-policia-serbet-nuk-shkojne-ne-gjakove/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here