Drejtimi i makinës nën efektin e drograve i ka kushtuar shtrenjtë një oficeri policie në Aberdeen, Skoci.
George Shearer, 49 vjeç është arrestuar në shkurt të 2017 duke drejtuar makinën nën efektin e lëndëve narkotike, ku përplasi një person dhe duke vrarë qenin e tij.
Përveç aksidentit, një tjetër akuzë rëndon mbi oficerin, ajo e shpërdorimit të detyrës dhe e konsumimit të lëndës narkotike.
Pavarësisht tyre, George i mohon të gjitha akuzat. Ende pas dy vitesh nuk është dhënë dënimi për 49 vjeçarit teksa seanca e ardhshme gjyqësore pritet të zhvillohet në qershor./Ora News
The post Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, oficeri i policisë përplas një këmbësor appeared first on Mesazhi.com.
http://mesazhi.com/drejtonte-automjetin-nen-efektin-e-droges-oficeri-i-policise-perplas-nje-kembesor/