Home Edukim Do vrisnin deputetin, plumbat kapin të birin 3-vjeçar

Do vrisnin deputetin, plumbat kapin të birin 3-vjeçar

9 views
0
SHARE
Police officers inspect a Range Rover car in central Kyiv on Dec. 1, 2019, shortly after unknown attackers fired shots at it, killing a three-year-old boy inside the car.

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Ukrainë, ku është qëlluar për vdekje djaloshi 3-vjeçar i biznesmenit dhe deputetit, Vyacheslav Sbolev.

Nga raportimet që janë bërë rreth kësaj çështje bëhet me dije se objektiv kishte qenë vetë deputeti, por plumbi goditi djalin e tij, që e shoqëronte në makinë. Vogëlushi ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Sobolev është një biznesmen nga Donetsk, në Ukrainën Lindore që nga viti 2014 ishte i okupuar nga forcat separatiste ruse. Ai u zgjodh në Këshillin e Oblastit të Kyiv në 2015 si përfaqësues i Bllokut Petro Poroshenko, partia e ish-presidentit. Ai zotëronte një zinxhir dyqanesh ushqimore në Donetsk dhe shërbeu si nënkryetari i Naftogaz, ndërmarrjes shtetërore të gazit dhe naftës.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/do-vrisnin-deputetin-plumbat-kapin-te-birin-3-vjecar/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here