Home Edukim Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë mbështet marrëveshjen Turqi-Libi

Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë mbështet marrëveshjen Turqi-Libi

16 views
0
SHARE

Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë dhe Shoqata e Dijetarëve të Libisë njoftuan të shtunën mbështetjen për marrëveshjen detare midis Turqisë dhe Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhoma e Përfaqësuesve mirëpriti zbatimin e marrëveshjes që u miratua nga kabineti i Libisë, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Gjatë një takimi të jashtëzakonshëm ku u diskutua për sulmet ajrore të gjeneralit Khalifa Haftar të shtunën në Tripoli, Shoqata e Dijetarëve të Libisë theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes.

Forcat ushtarake dhe institucionet politike në Zintan gjithashtu njoftuan mbështetjen për marrëveshjen detare Turqi-Libi.

Haftar, i cili komandon forcat me qendër në lindje të Libisë, nisi një ofensivë më 4 prill për të pushtuar Tripolin nga forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga OKB.

Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i operacioneve dhe më shumë se 5.000 të tjerë janë plagosur.

Që nga rrëzimi dhe vdekja e Muammar Gaddafit në vitin 2011, në vend u shfaqën dy qeveri: një në Libinë lindore, me të cilën është i lidhur gjenerali Khalifa Haftar dhe e cila mbështetet kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohjen e ndërkombëtare dhe atë të OKB-së.

http://mesazhi.com/dhoma-e-perfaqesuesve-e-libise-mbeshtet-marreveshjen-turqi-libi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here