Home Edukim Dhjetori i 2019-ës, më i ngrohti në histori

Dhjetori i 2019-ës, më i ngrohti në histori

16 views
0
SHARE

Agjencia e monitorimit të ndryshimeve të klimës, e bashkimit evropian, Copernicus, ka raportuar se temperaturat në Evropë, në dhjetor 2019, ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë për këtë muaj.

Të dhënat tregonin se temperatura mesatare e ajrit në Evropë ishte 3.2 gradë celcius më e lartë se standardja e referencës për dhjetorin për 1981-2010.

Temperaturat globale po ashtu thuajse arritën rekordin e vendosur në dhjetor 2015.

Ndërkohë të dhënat tregojnë edhe se 2019 ishte viti i dytë më i nxehtë i regjistruar me 0.59 gradë celcius mbi mesataren.

Copernicus thotë se pesë vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, janë këto pesë të fundit.

Rezultatet janë në një linjë me parashikime të mëparshme të organizatës botërore të meteorologjisë dhe projektit global karbon, ndërsa përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë vazhdon të rritet./tch

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/dhjetori-i-2019-es-me-i-ngrohti-ne-histori/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here