Home Business Dhjetë lule për jetë më të mirë

Dhjetë lule për jetë më të mirë

17
0
SHARE

1. Pritja e syfyrit dhe të kërkuarit falje nga Zoti. “Të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë” (Kur’an 3:17).
2. Veçimi për të menduar e medituar. Dhe (ata të cilët) thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës” (Kur’an 3:191). 3. Qëndrimi me të devotshmit. “Përkuflzoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje” (Kur’an 18:28). 4. Të përmendurit e Allahut. “O ju që besuat, përkujtojeni Allahun sa më shpesh” (Kur’an 33:41).
5. Falja e dy rekateve me sinqeritet, devotshmëri e bindje. “Ata që janë të përulur e të kujdesshëm gjatë faljes së namazit” (Kur’an 23:2). 6. Leximi i Kur’anit duke u thelluar në ajetet e tij. “A nuk thellohen ata mbi Kur’anin?” (Kur’an 4:82)
7. Agjërimi në një ditë të nxehtë. Pejgamberi [s.a.v.s.] përcjell fjalët e Allahut [xh.sh.] në hadithin kudsij, ku thotë: “Agjëruesin do ta shpërblej Unë (Allahu), sepse ai ushqimin, pijen dhe kënaqësite epshore i braktisi për hir Timin.”
8. Dhënia e lëmoshës fshehtas. Ashtu siç thuhet në hadithin e Pejgamberit [s.a.v.s.]: “(Fshiheni lëmoshën) Saqë dora e majtë të mos dijë çka jep e djathta.” 9. Lehtësimi (mënjanimi) i një vështirësie një muslimani. Muhammedi [s.a.v.s.] thotë: “Kush ia lehtëson (mënjanon) muslimanit një vështirësi të kësaj bote, Allahu do t’ia lehtësojë atij (mënjanuesit) një vështirësi prej vështirësive të Ditës së Gjykimit.” 10. Të jetuarit në këtë botë me modesti.
“E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme” (Kur ‘an 87:17).

Këto janë dhjetë që nuk duhet harruar.
Nga mjerimet e birit të Nuhit [a.s.] ishte fjala e tij: “Unë do të ngjitem në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)” (Kur’an 11:43), e sikur të kërkonte ndihmë nga Zoti i kodrave do të ishte më mirë për të. Po ashtu Nemrudi, i cili thoshte: Unë i ngjall dhe unë i vdes të tjerët , kështu veshi teshën që s’i takoi e i mveshi vetes cilësi që s’i meritoi. Allahu edhe atë e poshtëroi: “Atëherë Allahu e dënoi atë tmerrshëm, për këtë të fundit dhe për atë të parën” (Kur’an 79:25)

Çelësi i lumturisë është vetëm një fjalë, trashëgimia e ummetit është vetëm një shprehje, dhe flamuri i shpëtimit është një fjali. Fjala, shprehja dhe fjalia është shehadeti-. “Nuk ka të Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij.” Lumturia e atij që e thotë shehadetin në tokë është se atij i thuhet në qiell: E ke thënë të vërtetën.
“E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë të ruajturit” (Kur’an 39:33)
Lumturia e atij që punon me shehadetin është të shpëtojë nga shkatërrimi në këtë botë dhe nga zjarri në botën tjetër. “Ndërsa Allahu do i shpëtojë me suksesin e tyre ata që qenë të ruajtur. Ata nuk do t’i kapë e keqja e as nuk do të jenë të shqetësuar” (Kur’an 39:61).
Lumturia e atij që thërret në shehadet është se ai do të mbrohet, do të ngadhënjejë, dhe do të jetë i falënderuar.
“Se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar, dhe ushtria jonë do të jetë ngadhënjyesja” (Kur’an 37:173)
Lumturia e atij që e do shehadetin është se ai do të lartësohet dhe do të jetë i nderuar.
“Ndërsa e tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij e besimtarëve, po hipokritët këtë s’e dinë” (Kur’an 63:8).
Bilali me thënien e shehadetit kaloi nga robëria në liri. “Allahu është Mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata
prej errësirave në dritë” (Kur’an 2:257). Ndërsa Ebu Lehebi nga kryeneçësia nuk e tha shehadetin dhe vdiq i poshtëruar. “Atë që e poshtëron Allahu s’ka kush që mund ta bëjë të ndershëm” (Kur’an 22:18). Shehadeti i lartëson njerëzit në piedestalin më të lartë, po edhe në nivele pastërtie ëngjëllore. “Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve Tanë” (Kur’an 42:52). Mos u gëzo nëse ke arritur diçka të kësaj bote dhe ke harruar Ahiretin (botën tjetër, se shqetësimi dhe dënimi i rëndë të presin në rrugë. “Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja” (Kur’an 69:28-9). “Se Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë)”
(Kur’an 89:14) Mos u gëzo me lindjen e djalit nëse harron Zotin Fuqiplotë, se largimi nga Krijuesi i gjithësisë është poshtërim dhe humbje e madhe. “E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja” (Kur’an 2:61). Mos u gëzo me pasurinë nëse s’je punëmirë, se punët e këqia të sjellin fund të tmerrshëm dhe mallkim në Ahiret (botën tjetër).
“Dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar” (Kur’an 41:16)
“Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta, të shpëtuar” (Kur’an 34:37).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here