Home Këshilla Çfarë të themi kur na pëlqen diçka dhe kemi frikë se mos...

Çfarë të themi kur na pëlqen diçka dhe kemi frikë se mos marrim mësysh?

0 views
0
SHARE

Thotë Allahu Te’ala:

وَلَوْلَا إِذْ دَخَلْتَ جَنَّتَكَ قُلْتَ مَا شَاء اللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ

“Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd:“Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut”.” 18:39

1 – I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

العين حق ، و لو كان شيءٌ سابق القدر لسبقته العين

“Mësyshi është hak. Dhe sikur t’i kishte paraprirë diçka caktimit (kaderit) do t’i kishte paraprirë mësyshi.”

2 – Transmetohet se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

إذا رأى أحدكم ما يعجبه في نفسه ، أو ماله ، فليبرك عليه ، فإن العين حقٌّ

“Nëse ndonjëri prej jush sheh tek vëllai apo pasuria e tij diçka që i pëlqen, atëherë lutuni që Allahut ta begatojë, sepse mësyshi është hak.”

3 – Ebu Se’id radijAllahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e kishte zakon të kërkoj mbrojtjen e Allahut prej xhinëve dhe prej mësyshit, derisa zbritën el-mu’auidhetani (suretul-felek dhe suretun-nas). Dhe kur ato zbritën ai i lexonte ato rregullisht duke lënë anash ato të tjerat.”

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 114-115
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani 
/perlatmuslimane/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here