Home Edukim Bytyqi pranon rezultatin e dobët në PISA: S’janë ato që i kemi...

Bytyqi pranon rezultatin e dobët në PISA: S’janë ato që i kemi pritur

2 views
0
SHARE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se nuk janë të kënaqur me rezultatin që Kosova ka arritur në testin ndërkombëtar PISA, ku u radhit e treta nga fundi i listës para Republikës Domenikane dhe Filipinëve.

Bytyqi tha se për tre muaj janë munduar që të bëjnë një organizim më të mirë teknik dhe se këtu nuk ka pasë asnjë dështim, njofton Klan Kosova.

“Ajo çka ne kemi pritur që të kemi është një rezultat më i mirë. Nuk kemi shuam ndryshim nga hera e kaluar, por ka disa ndryshime. Si ministri kemi bërë përpjekje që të bëjmë një organizim më të mirë për të shtuar rëndësinë e pjesëmarrjes të nxënëseve në testin PISA”.

“Nuk janë rezultate që kemi dashur t’i kemi sot pozitive është pjesa që në matematikë kemi lëvizje pozitive. Po ashtu edhe në pjesën e leximit është një rritje në krahasim me herën e kaluar. Tek shkenca kemi një rënie në krahasim me vitin 2015”.

“Cilat janë arsyet e rezultateve dhe rënia në shkencë na duhet kohë që t’i analizojmë. Kemi finalizuar një raport të përgjithshëm që besoj e publikojmë brenda javës”.

Bytyqi rënies së rezultati në shkencë po i lë fajin edhe testimit digjital që është bërë për herë të parë në Kosovë.

“Konsideroj që është një hap i mirë në formë digjitale sepse në vitin 2021 të gjitha shtetet do të futen në këtë formë. Do të ketë edhe pjesëmarrje në disa teste ndërkombëtare që i testojnë nxënësit në lexim dhe matematikë”.

“Nuk do të jetë vetëm testi PISA që na tregon se ku jemi, por që vazhdimisht të testohemi dhe të jemi në përputhje me vendet në rajon dhe Europë”.

Zyrtari për sigurimin e cilësisë, standarde, vlerësim dhe licencim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, tregoi detajet e rezultateve.

“Ka qenë një organizim i duhur dhe rezultatet e Kosovës kanë qenë të pranueshme dhe të publikuara me shtetet e tjera. Testi vlerëson nxënësit e moshës 15 vjeçare në lexim, matematikë dhe shkenca. Testet nuk lidhen me planprogramet e asnjë shteti.

“Në PISA 2018 Kosova është e katërta kah fundi në lexim, në vitin 2015 kemi qenë të fundit me një shtet tjetër. Në matematikë jemi të pestit kah fundi ngjashëm me Marokon. Në shkencë jemi të katërtit nga fundi dhe prej momentit kur është futur sistemi kompjuterik në shumicën e shteteve kanë pasë rënie. Edhe tek ne në shkencë testimi ka ndikuar më shumë në rënie”.

“Sa i përket gjinisë në gjuhë kemi një dallim të madh në mes vajzve dhe të djemve ku vajzat kanë performuar shumë më mirë se djemtë. Në matematikë është e kundërta, por dallimi është më i vogël. Vajzat gjithashtu kanë dalë më mirë në shkencë, por me një dallim të vogël. Vajzat janë më të mirë në tri nivelet e para, ndërsa në nivelet e larta kanë performuar më mirë djemtë”.

Ndërkaq, Bytyqi tha se për performancat e dobëta që Kosova po i tregon në këtë test duhet bërë një analizë me gjakftohtësi.

“Duhet ta shikojmë sistemin arsimor se çfarë përmirësimi duhet bërë. Ministritë duhet të bëjnë politika më të mira dhe duhet vazhduar me trajnime të mësimdhënësve. Nëse nuk zbatohen kurrikulat e reja normalisht që do të kemi këso rezultate”.

http://mesazhi.com/bytyqi-pranon-rezultatin-e-dobet-ne-pisa-sjane-ato-qe-i-kemi-pritur/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here