Home Edukim “Britania mbështet përpjekpjet për paqe të përhershme në Libi”

“Britania mbështet përpjekpjet për paqe të përhershme në Libi”

37 views
0
SHARE

Sekretari i Jashtëm britanitk, Dominic Raab, pas një bisede me Fayez al-Sarraj, kreun e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), tha se mbështesin përpjekjet për të arritur një paqe të përhershme në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë e tij Twitter, Raab tha se Konferenca e Berlinit që do të mbahet të dielën është një hap i rëndësishëm për arritjen e një armëpushimi dhe sigurimin e zgjidhjes politike në Libi .

Raab njoftoi se në bisedën që ka zhvilluar me Sarraj ka theksuar “angazhimin e Britanisë për të bashkuar komunitetin ndërkombëtar pas përpjekjeve të OKB-së për arritjen e një paqeje të përhershme”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, lidhur me Konferencën e Berlinit që do të mbahet të dielën, më 19 janar, ka bërë ftesa për krerë të shteteve dhe qeverive.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Turqia, SHBA-ja, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Republika e Kongos, Italia, Egjipti, Algjeria si dhe përfaqësues nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Bashkimi Afrikan dhe Liga Arabe.

Ndërkaq, është njoftuar që në konferencë janë ftuar edhe Fayez al-Sarraj, kreu i GNA-së, si dhe lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.

“Britania mbështet përpjekpjet për paqe të përhershme në Libi”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here