Home Edukim “Britania ka diskutuar anëtarësimin e Rusisë në NATO”

“Britania ka diskutuar anëtarësimin e Rusisë në NATO”

11 views
0
SHARE

Në dokumentet sekrete të vitit 1995 të kryeministrisë në Britaninë e Madhe është zbuluar se ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Malcoml Rifking, qeverisë i ka propozuar që Rusia të bëhet anëtare e NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas dokumenteve sekrete të kryeministrisë së vitit 1995, të cilat Arkiva Kombëtare Britanike i publikoi sot, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Rifkind, anëtarësimin e pjesshëm të Rusisë në NATO e ka paraqitur në rend dite gjatë një seminari për politikë të jashtme në qeveri.

Me dokumentet e publikuara bëhet e ditur se Rifkind ka pohuar që mundësimi i pjesëmarrjes në samite dhe mbledhje të nivelit të ministrave me anë të anëtarësimit të pjesshëm do të reduktonte shqetësimet e këtij vendi në lidhje me zgjerimin e NATO-s në lindje. Por, Rifkind tërhoqi vëmendjen se kjo mënyrë e anëtarësimit do ta përjashtonte Rusinë nga përfshirja e nenit të 5-të dhe kuadrit ndërkombëtar ushtarak të NATO-s.

Ai gjithashtu pohoi se anëtarësimi i pjesshëm mund t’i jepet edhe vendeve Baltike, si dhe Ukrainës, Bjellorusisë dhe Moldavisë, duke bllokuar që ato të hyjnë në orbitën e Rusisë.

Sipas dokumenteve, Ministria e Punëve të Jashtme e cila ka refuzuar këtë ofertë, ka paralajmëruar se kjo mund të shkaktojë “pritje të gabuar” në Rusi se një ditë ky vend mund të bëhet anëtare e NATO-s.

“Ne si NATO nuk duhet të përsërisim, atë që Bashkimi Evropian i bëri Turqisë, duke e premtuar me një gjë që nuk kishte ndërmend ta përmbushë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke pohuar se kjo do të shkaktonte një paqëndrueshmëri të madhe.

http://mesazhi.com/britania-ka-diskutuar-anetaresimin-e-rusise-ne-nato/

SHARE
Previous articlePunëtorët e shtetit me 5 ditë pushim
Next articleRrëmbehet anija greke me 8 marinarë
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here