Home Edukim Britania dërgon dy anije luftarake në Gjirin Persik

Britania dërgon dy anije luftarake në Gjirin Persik

15 views
0
SHARE

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka njoftuar se dy anije luftarake britanike janë nisur rrugës për në Gjirin Persik “për të mbrojtur” anijet dhe qytetarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kam udhëzuar përgatitjet për HMS Montrose dhe HMS Defender që t’u kthehen detyrave shoqëruese”, tha Wallace duke iu referuar anijeve britanike në rajon. “Qeveria do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur anijet dhe qytetarët tanë në këtë kohë”, tha gjithashtu Wallace.

Vendimi vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon pas vrasjes së komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, në një sulm ajror në Bagdad të kryer të premten nga SHBA-të.

“Dje bisedova me homologun tim amerikan, Sekretarin Mark Esper, dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në deeskalimin e situatës”, tha Wallace.

“Gjatë muajve të fundit, forcat amerikane në Irak që janë stacionuar me ftesë të qeverisë irakiane, vazhdimisht janë sulmuar nga milicitë e mbështetura nga Irani”, tha Wallace, duke shtuar se Soleimani ishte pika kryesore në përdorimin e grupeve të afërta për të dëmtuar vendet fqinje dhe për të sulmuar armiqtë e Iranit.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, SHBA ka të drejtë të mbrohet kundër atyre që paraqesin një kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tyre”, tha Wallace.

Marina Mbretërore e Britanisë shoqëroi anijet me flamur britanik në Ngushticën e Hormuzit në korrik, pas konfiskimit të një anije britanike nga ana e Iranit.

Sekuestrimi erdhi si hakmarrje e sekuestrimit të një tankeri me flamur iranian pranë Gjibraltarit, që është territor britanik.

Anija HMS Montrose mori pjesë në detyrat shoqëruese të vitit të kaluar.

http://mesazhi.com/britania-dergon-dy-anije-luftarake-ne-gjirin-persik/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here