Home Këshilla Brenga dhe mërzia

Brenga dhe mërzia

29 views
0
SHARE

Sa i përket brengës dhe mërzisë, këto janë burimi i etheve të pafund! Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka kërkuar nga Allahu që ta mbrojë nga brenga dhe mërzia e tepërt.
Në hadith thuhet se kush lëngon nga këto dy gjëra është i predisponuar për shumë sëmundje.
Mirëpo, patjetër duhet dallimin në mes brengës dhe mërzisë. Brenga është diç që presim të kalojë ose paraqitet në ato momente, ndërsa mërzia ka të bëjë me një gjë që veç ka kaluar.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) e përfundonte çdo namaz me lutjen drejtuar Allahut të Madhërishëm, që ta mbrojë nga këto dy gjëra. Ibn Abbasi (radijallahu anhuma) ka thënë:
“Kush lëngon nga brenga e tepruar dhe dhembjet, duhet shpesh të përsërit: Nuk ka pushtet dhe fuqi përveç Allahut të Madhërishëm.”
Brenga shpesh është e ndërlidhur me gjërat që i takojnë gjendjes momentale, andaj njeriu i cili ka probleme me këtë duhet të bëjë diç e cila do t’i ndihmonte që të harrojë gjërat për të cilat është i brengosur.
Tirmidhiu transmeton nga Ebu Hurejre (radijallahu anhu) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) në rastet kur ishte shumë i brengosur ngrehte duart nga qielli duke thënë:“Allahu është më i Madhi.”
Abdullah Ibn Mes’udi (radijaallahu anhu) transmeton hadithin vijues:
“Nuk ka besimtar i cili është i goditur me brengë dhe mërzi dhe i thotë këto fjalë e që Allahu i Madhërishëm, nuk do t’ia largojë të gjitha brengat duke ja zëvendësuar me gëzim. Këto fjalë janë:
”O Allah vetëm Ty të adhurojë. Çdo gjë që posedoj është në duart e Tua. Urtësia Jote është e qartë, gjykimet e Tua janë të drejta. Të lutem me të gjithë emrat me të cilët përshkruhesh në Librin Tënd të shenjtë dhe të cilët ua ke shpallur cilitdo nga krijesat e Tua, ose i ke bërë të fshehta, të lutem që Kur’ani të jetë gurrë e zemrës sime, dritë e gjoksit tim, ai i cili më largon dhembjet dhe brengat e mia.”(Ahmedi në Musnedin e tij dhe Ibn Hibbani në sahi)

(es-Sujuti në Mjekësia Profetike)

SHARE
Previous articleRukje kunder magjise se cmendurise (kontrollit te mendjes)
Next articleRUKJE PER FEMIJE
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here