Home Edukim BQK-ja mbyll “Monego” dhe “Iute Credit”

BQK-ja mbyll “Monego” dhe “Iute Credit”

26 views
0
SHARE

Banka Qendrore e Kosovës ka mbyllur sot dy institucione mikrofinanciare. Lajmi është bërë i ditur në një konferencë të jashtëzakonshme.

Dy institucionet mikrofinanciare ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’ janë mbyllur nga BQK.

Këtë e tha Guvernatori i BQK së, Fehmi Mehmeti.

“Sot Bordi i BQK-së duke u bazuar në kompetenca ka vendosur që të revokojë regjistrimin për institucionet mikrofinanciare Monego dhe Iute Credit. Gjatë këtyre viteve kanë devijuar nga planet e biznesit”, ka thënë Mehmeti.

“Devijimi më shqetësues ka të bëjë me normën e interesit që kanë rezultuar më të larta nga ajo që e kanë paraparë në plan. Normat janë jashtë çdo standardi”, tha tutje ai.

Ka shtuar se “BQK është përpjek me i shty me ndërmarrë veprimet e nevojshme. Ato kanë dështu me i ndërmarrë këto veprime.

“Kanë paraqitur rrezik edhe për stabilitetin bankar në Kosovë”, ka thënë ai.

Mehmeti tha se: “Janë revokuar licencat, është emëruar likuidatori, kredimarresit do t’i kthejnë kreditë likudatore”.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/bqk-ja-mbyll-monego-dhe-iute-credit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here