Home Edukim “Boeing” ndalon prodhimin e avionëve e 737 Max

“Boeing” ndalon prodhimin e avionëve e 737 Max

16 views
0
SHARE

Kompania amerikane “Boeing” tha se do të ndalojë përkohësisht prodhimin e avionëve 737 Max nga muaji janar. Prodhimi vazhdonte, edhe pse ky model nuk ka qenë në përdorim prej nëntë muajsh, për shkak të dy aksidenteve vdekjeprurëse.

Mbi 300 njerëz kanë humbur jetën, pasi një avion 737 Max është rrëzuar në Indonezi dhe një tjetër në Etiopi, si pasojë e disa problemeve teknike.

Boeing shpresonte se avionët e tij do të rikthehej në fluturim në fund të këtij viti, por autoritetet amerikan i kanë bërë të qartë se nuk do të certifikohen për fluturim kaq shpejt.

Nga ana tjetër, duke qenë se Boeing është një nga eksportuesit më të mëdhenj amerikanë, ndalimi i prodhimit ka të ngjarë të ndikojë tek furnizuesit dhe ekonomia në përgjithësi./Opinion.al

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/boeing-ndalon-prodhimin-e-avioneve-e-737-max/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here