Home Edukim Bie mbështetja për luftën në Afganistan

Bie mbështetja për luftën në Afganistan

8 views
0
SHARE

Mbështetja në mesin e amerikanëve për luftën në Afganistan ka rënë dukshëm, sipas një sondazhi të kryer nga “The New York Times” dhe CBS News.

Më shumë se dy të tretat e të anketuarve, 69 për qind, thonë se SHBA nuk duhet të përfshihet në luftë.Para katër muajsh të këtij mendimi ishin vetëm 53 për qind.

Rënia e mbështetjes lidhet me vrasjen e ushtarëve të NATO-s nga trupat afgane dhe masakra ndaj 17 civilëve afganë e kryer nga një ushtar amerikan.Sondazhi po ashtu gjen se 68 për qind mendojnë se përpjekjet në Afganiztan po shkojnë “disi keq”, ose “keq”- që shënon rritje nga 42 për qind sa ishte nëntorin e kaluar.

Pothuajse gjysma- 44 për qind- thanë se trupat amerikane duhet të kthehen në shtëpi para datës së planifikuar në 2014.Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta tha se “se nuk mudn të hyjmë në luftë sipas sondazheve” dhe se misioni amerikan në Afganistan ka për qëllim që “të ruajë edhe shtetin tonë, duke siguruar se talibanët dhe al-Kaida nuk do të mund të gjejnë kurrë më strehë të sigurt brenda Afganistanit”./noa/kohaislame

SHARE
Next articleNë Malejzi samiti i shtatë global për industri hallalle
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here