Home Edukim BE: Situata aktuale në Idlib, tepër shqetësuese

BE: Situata aktuale në Idlib, tepër shqetësuese

7 views
0
SHARE

Bashkimi Evropian (BE) e cilësoi si “tepër shqetësuese” situatën aktuale në Idlib të Sirisë, pasi regjimi i Bashar al-Asadit dhe Rusia po i vazhdojnë sulmet në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencën ditore për media, zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se BE në çështjen e Sirisë aktualisht është e fokusuar në gjendjen në Idlib.

Stano tha se është me rëndësi që të zbatohet marrëveshja e armëpushimit në kuadër të Procesit të Astanës dhe theksoi nevojën për rritjen e përpjekjeve për të dërguar ndihmë për civilët.

“Sulmet e Bashar al-Asadit dhe Rusisë pa bërë dallime në cak po shkaktojnë më shumë të vdekur. Situata aktuale është tepër shqetësuese”, deklaroi Stano.

Ndryshe, 15 civilë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pasi regjimi sirian dhe Rusia dje rifilluan sulmet ajrore ndaj vendbanimeve civile në Idlib përkundër armëpushimit të shpallur me iniciativë të Moskës dhe Ankarasë.

Regjimi edhe më herët ka shkelur armëpushimin përmes sulmeve artilerike, por sulmet e djeshme ishin sulmet e para ajrore pas armëpushimit.

Rusia kishte njoftuar zbatimin e armëpushimit nga pasdita e 9 janarit, por sulmet tokësore të regjimit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani kishin vazhduar.

Më pas, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ai rus Vladimir Putin gjatë takimit në Stamboll më 8 janar kanë rënë dakord që armëpushimi të fillojë nga mesnata e 12 janarit.

The post BE: Situata aktuale në Idlib, tepër shqetësuese appeared first on Mesazhi.com.

http://mesazhi.com/be-situata-aktuale-ne-idlib-teper-shqetesuese/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here