Home Edukim BBC dokumenton ferrin e ujgurëve: shpëlarje sistematike e trurit nga Kina

BBC dokumenton ferrin e ujgurëve: shpëlarje sistematike e trurit nga Kina

24 views
0
SHARE

Janë mbledhur dhjetëra dëshmi dhe dokumente që zbulojnë “shpëlarjen sistematike të trurit” të muslimanëve ujgurë nga ana Kinës komuniste.

BBC raporton se qindra mijëra sosh aktualisht ndodhen në një rrjet kampesh dhe burgjesh me siguri të lartë, ku ndaj tyre kryhet presione sistematike me qëllim të asimilimit fetar dhe kulturor.

Qeveria kineze në anën tjetër vazhdon të pretendojë se në kampet e rajonit Xinjiang ofrohet “arsim dhe aftësim vullnetar”, por dokumentet zyrtare, të transmetuara nga BBC Panorama, tregojnë se si të burgosurit janë të mbyllur, indoktrinuar dhe ndëshkuar sistematikisht.

Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar hodhi poshtë dokumentet e tilla dhe i konsideroi si “lajm i rremë”.

Hetimi ka gjetur prova të reja që rrëzojnë pretendimet e Pekinit që kampet e paraburgimit, të cilat janë ndërtuar në të gjithë Xinjiang-un në tre vitet e fundit, janë për qëllime të riedukimit vullnetar apo për të luftuar ekstremizmin.

Rrjedhja e dokumenteve u bë në Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), ku bashkërisht kanë punuar 17 partnerë mediatikë, përfshirë BBC dhe The Guardian.

Rreth një milion njerëz – kryesisht nga komuniteti musliman ujgur – thuhet se janë të burgosur padrejtësisht.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/bbc-dokumenton-ferrin-e-ujgureve-shpelarje-sistematike-e-trurit-nga-kina/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here