Home Edukim Avioni ushtarak zhduket me 38 persona në bord

Avioni ushtarak zhduket me 38 persona në bord

23 views
0
SHARE

Një avion ushtarak me 38 persona në bord është zhdukur gjatë rrugës për në Antarktidë. Lajmin e bëri të ditur forca ajrore e Kilit në një deklaratë, e cila tha se avioni u ngrit nga Punta Arenas në orën 16:55 me kohën lokale (19:55 GMT), dhe operatorët humbën kontaktin pas orës 18:00 (21:00).

Midis të zhdukurve janë 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë, të cilët po udhëtonin për të siguruar mbështetjen logjistike.

Forca ajrore e Kilit tha që një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për të rikuperuar aeroplanin dhe ata që kanë humbur.

Agjencia e lajmeve EFE raporton se tre prej atyre që janë në bord janë civilë.

Gjenerali i Forcave Ajrore Eduardo Mosqueira u tha mediave lokale se aeroplani nuk aktivizoi asnjë sinjal shqetësimi./oranews

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/avioni-ushtarak-zhduket-me-38-persona-ne-bord/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here