Home Edukim Australi, mijëra persona të strehuar në bregdete si pasojë e zjarreve

Australi, mijëra persona të strehuar në bregdete si pasojë e zjarreve

7 views
0
SHARE

Mijëra persona kanë ikur në drejtim të brigjeve të detit si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë pyjet dhe fushat në Australi dhe që kohë pas kohe janë përhapur edhe në zonat e banuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 4.000 njerëz janë strehuar në brigje, limane dhe barka me afrimin e zjarreve në zonat e banuara në qytezën Mallacoota të Victoria-s.

Kryeministri i Victoria-s, Daniel Andrews, ka thënë se kanë bërë planet për evakuimin e personave të bllokuar përmes rrugëve detare.

Andrews njoftoi se katër persona në rajon ngelin të zhdukur.

Ndërkohë, autoritetet bënë të ditur se përmasat e zjarreve janë duke u rritur në Victoria dhe Uellsin e Ri Jugorë si rezultat i temperaturave të larta, erërave dhe rrufeve.

Sipas BBC, numri i të vdekurve në Corbargo të shtetit Uellsi i Ri Jugorë ka arritur në 12 persona, pasi së fundmi janë gjetur kufomat e dy viktimave. Siç raportohet, tre nga viktimat ishin zjarrfikës vullnetarë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/australi-mijera-persona-te-strehuar-ne-bregdete-si-pasoje-e-zjarreve/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here