Home Edukim Asnjë i mbijetuar! Pamje të tmerrshme nga avioni që u rrëzua me...

Asnjë i mbijetuar! Pamje të tmerrshme nga avioni që u rrëzua me 176 udhëtarë në Iran

12 views
0
SHARE

Këtë të mërkurë, disa orë pas sulmit iranian mbi bazat raketore amerikane, një avion Boeing 737, me 170 pasagjerë u rrëzua fill pas ngritjes në aeroportin Imam Khomeini në Teheran, Iran.

Përfshirja e avionit nga flakët pas përplasjes e vështirësoi ndërhyrjen e menjëhershme për shpëtimin e jetëve të viktimave.

Sipas FlightRadar24, shërbim për gjurmimin e  fluturimeve raportohet se avioni u rrëzua dy minuta pas ngritjes. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas konfirmimit të viktimave u shpreh se po punohet për të sqaruar rrethanat e tragjedisë.

Është bërë i mundur identifikimi i viktimave, nga ku mësohet se 82 janë iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas (përfshirë ekuipazhin), 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 britanikë.

Deri më tani thuhet se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të vështirësive teknike. Nga ana tjetër ambasada e Ukrainës përjashtoi idenë e një sulmi terrorist duke thënë se rrëzimi erdhi si pasojë e një problem në motor.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/asnje-i-mbijetuar-pamje-te-tmerrshme-nga-avioni-qe-u-rrezua-me-176-udhetare-ne-iran/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here