Home Edukim Arta Marku i dorëzon detyrën kryeprokurorit të ri

Arta Marku i dorëzon detyrën kryeprokurorit të ri

18 views
0
SHARE

Ditën e sotme Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela ka marrë sot detyrën në krye të akuzës shqiptare. Çela pason në këtë detyrë Arta Markun, e cila drejtoi Prokurorinë e Përgjithshme si Kryeprokurore e Përkohshme për 2 vite.

Gjatë konferencës për mediat, Marku u shpreh se ndihet e vlerësuar që drejtoi Prokurorinë duke bërë falënderimet e rastit, ndërkohë që uroi Çelën për detyrën dhe u shpreh e lumtur që ia pason një shoku të saj të klasës.

 “Ndihem e vlerësuar që drejtova Prokurorinë. Ishin dy vite të vështira për çdo magjistrat. Një falënderim të veçantë për mediat. Roli juaj i pazëvendësueshëm dhe na bën më të përgjegjshme për detyrën tonë. Urime prokurorit të ri. Shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një shoku tim të klasës”, deklaroi Marku.

Ndërkohë pas marrjes së detyrës  Çela tha se: “Tani jemi në një fazë të re të reformimit të drejtësisë. Jemi në një fazë të vështirë, jemi në një krizë për shkak të ngjarjeve të ndodhur në fund të muajit nëntor dhe përgjigjja e prokurorisë tani duhet të spikasë, sepse njerëzit duan drejtësi. Ndryshimet janë pozitive kam besim që vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do jetë më e mirë.”

Parlamenti zgjodhi dje Kryeprokurorin e ri me anë të një votimi të fshehtë. Me 101 vota pro, kuvendi votoi kandidaturën e Olsian Çelës si Kryeprokuror për shtatë vitet e ardhshme. Për Arta Markun, e renditur e dyta si kandidate e KLP, Kuvendi votoi me 11 pro 22 kundra dhe 78 abstenim./Opinion.al

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/arta-marku-i-dorezon-detyren-kryeprokurorit-te-ri/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here