Home Edukim Argjentinë, dy priftërinj dënohen me burg për abuzimin e fëmijëve të shurdhër

Argjentinë, dy priftërinj dënohen me burg për abuzimin e fëmijëve të shurdhër

25 views
0
SHARE

Një gjykatë argjentinase ka dënuar dy priftërinj me mbi 40 vjet burg për abuzimin e fëmijëve të shurdhër në një shkollë të mesme katolike, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja La Nacion raportoi se 33-vjeçari Nicola Bruno Corradi Soliman dhe 59-vjeçari Horacio Hugo Corbacho Blanck u akuzuan për abuzim seksual të fëmijëve në Institutin Antonio Provolo në qytetin argjentinas Mendoza.

Corbacho u dënua me 45 vjet heqje lirie, ndërsa Corradi me 42 vjet. Të dy u arrestuan në vitin 2016.

Po ashtu një nëpunës në shkollë, 49-vjeçari Armando Ramon Gomez Bravo, u dënua me 18 vjet burg.

Gjykimi filloi më 5 gusht dhe 42 dëshmitarë, përfshirë viktimat, dhanë dëshmi në gjykatë.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/argjentine-dy-prifterinj-denohen-me-burg-per-abuzimin-e-femijeve-te-shurdher/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here