Home Education Arabia Saudite marrëveshje me SoftBank në vlerë 200 miliardë dollarë

Arabia Saudite marrëveshje me SoftBank në vlerë 200 miliardë dollarë

30
0
SHARE

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe kryetari i SoftBank Group Corp, Masayoshi Biri Masayoshi Son, nënshkruan sot në New York të SHBA-ve marrëveshjen për projektin për energji diellore, me të cilin Arabia Saudite, synon të ulë varësinë nga nafta, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se marrëveshja e Arabisë Saudite me SoftBank është në vlerë prej 200 miliardë dollarë, dhe si e tillë, e bën projektin në fjalë më të madhin në botë nga aspekti i kapacitetit të tij.

Arabia Saudite synon të prodhojë 200 gigavat energji, me çka ky projekt në masë të madhe do të zbusë varësinë që ka ky shtet nga nafta. Projekti përfshinë panelë diellorë, depo baterish dhe një hapësirë prodhuese në Arabinë Saudite.

Sa për krahasim, impianti që do të ndërtohet në Arabinë Saudite është dyfishi i atij prej 100 gigavat të instaluar nga Kina.

Për më shumë, ky projekt tejkalon kapacitetin të mbi 6.000 sistemeve solare që aktualisht janë funksionalë ose në fazën e ndërtimit në SHBA me kapacitet prej 70 gigavat, flasin të dhënat e Asociacionit të Industrive Energjetike Diellore.

Projekti pritet të përfundojë në vitin 2030 ndërsa istalimi i panelëve dhe prodhimi i energjisë elektrike pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

SoftBank ka selinë në Japoni ndërsa bëhet fjalë për një gjigant në lëmin e telekomunikacioneve dhe internetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here