Home Edukim Arabia Saudite bënë aplikacionin që ‘spiunon’ imamët gjatë hytbes dhe namazit

Arabia Saudite bënë aplikacionin që ‘spiunon’ imamët gjatë hytbes dhe namazit

4 views
0
SHARE

Ministri i Arabisë saudite për çështje Fetare Abdullatif Alush-Shejh, njoftoi se Ministria e tij së shpejti do të nisë një aplikacion për telefonat mobil që monitoron hutben dhe kohëzgjatjen e namazit.

Gazeta saudite al-Menatik (http://almnatiq.net) thekson se Ministri Alus-Shejh, tha se ky aplikacion do të lejojë matjen e saktë në sekond të kohëzgjatjes së hutbes dhe namazit. Gjatë vizitës së tij në pjesët lindore të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ai tha gjithashtu, “Ka një grup që është ngritur kundër nesh, të cilët sillen si të humbur ose mashtruar. Ata i kanë tërhequr të rinjtë tanë në gjëra të këqija, tani ata janë duke qëndruar në shtëpitë luksoze, ngasin makina të shtrenjta, dhe llogaritë e tyre bankare janë plot zekat dhe të ardhura tjera “.

Alush Shejhu u betua se kushdo që do të dinte për keqpërdorimin e një minberi, do ta ndalonte atë “për të parandaluar të keqen e tij dhe të keqen e atyre që e mbështesin”.

Ministri saudit tha gjithashtu se ministria është e gatshme “për të shfrytëzuar thirrësit ( dai) të cilët nuk punojnë në ministri, por me kusht që ata bënë nuk janë të ndikuar nga ideologjitë harixhite, hizbitë dhe Ihuanët.”

Ministri saudit për Çështjet Fetare shprehu mendimin e tij se daueti është bërë objekt i trajtimit nga ata që nuk kanë vend në atë fushë dhe se kjo “solli fatkeqësi për vendet tona dhe ato fqinje. Nëpërmjet tij, disa prej thirrsëve u kyqën, pavarësisht nëse ishin të vetëdijshëm apo jo, gjë që padyshim është një e keqe e madhe. Besimi është i përhapur për ata që duan të mirë dhe për ata që duan të keqen “, përfundoi ministri saudit.

Autoriteti saudit disa muaj më parë publikoi zyrtarisht aplikacionin “kulluna EMN” (Ne të gjithë jemi shërbimi i sigurimit) ku me këtë rrugë përmes të gjithë qytetarëve të shërbimeve të sigurisë për të raportuar çdo person ose profil në rrjetet sociale se “përhapin shkatërrime ose nxitje në atë që është e dëmshme për sigurinë e vendit “.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here