Home Edukim Arabi Saudite, raketë balistike jemenite kundër Riadit

Arabi Saudite, raketë balistike jemenite kundër Riadit

0 views
0
SHARE

Rebelët jemenitë pro-iranianë Houthi kanë njoftuar se kanë lëshuar një raketë balistike drejt Arabisë Saudite, këtë herë duke marrë në shënjestër pallatin mbretëror të Riadit.

Një shpërthim i fortë është dëgjuar në kryeqytetin saudit, me një re të dendur tymi që është ngritur në qiell. Autoritetet kanë raportuar se raketa jemenite është interceptuar në ajër dhe është shkatërruar.

Një ngjarje e ngjashme u shënua edhe në fillim të muajit nëntor, me raketën balistike që u shkatërrua mbi Aeroportin e Riadit nga sistemi i mbrojtjes antiraketore të mbretërisë.

Pas incidentit të parë reagoi Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili akuzoi Iranin për “akt agresioni të drejtpërdrejtë ushtarak” ndaj vendit të tij, për shkak se ka furnizuar me raketa rebelët në Jemen.

SHARE
Previous articleDegjoje kete rukje special per mesysh dhe hased
Next articleDuaja qe te ruan Zoti nga cdo gje e keqe
“Sikur ndokush prej jush të kishte një lumë përpara shtëpisë së tij dhe të lahej në të pesë herë në ditë, a do të ngelte ndonjë papastërti në trupin e tij?” Thanë: Jo, asnjë papastërti nuk do të mbetej. Tha i Dërguari i Allahut: “Kështu janë edhe pesë namazet me të cilat Allahu fshin gjynahet.” (Buhariu dhe Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here