Home Edukim Apeli e kthen në rigjykim dhe rivendosje rastin e Ferid Aganit

Apeli e kthen në rigjykim dhe rivendosje rastin e Ferid Aganit

22 views
0
SHARE

Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale kundër të akuzuarve, Ferid Agani dhe Gani Shabani, në rastin e njohur si “Stenta 1”.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka njoftuar se është anuluar aktgjukimi i Gjykatës Themelore i datës 24 prill, dhe se çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.

“Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar më vëmendje aktgjykimin e shkallës së parë, ankesat e mbrojtësve të akuzuarve si dhe shkresat e lëndës, ka ardhur në përfundim se aktgjykimi është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e po ashtu edhe gjendja faktike është vërtetuar mënyrë jo të plotë dhe të gabuar, për çka duhet të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill të këtij vitit i kishte shpallur fajtor të akuzuarit për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”, nga neni 422 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, më ç ‘rast të akuzuarin F.A. e kishte gjykuar më dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, ndërsa të akuzuarin G. Sh. më burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/apeli-e-kthen-ne-rigjykim-dhe-rivendosje-rastin-e-ferid-aganit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here