Home Edukim Ambasadori Kosnett kërkon nga ministritë dhe komunat të publikojnë hetimet për mashtrim...

Ambasadori Kosnett kërkon nga ministritë dhe komunat të publikojnë hetimet për mashtrim dhe korrupsion

50 views
0
SHARE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar nga ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett është mjaft i interesuar  luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ai në postimin e tij në Twitter është shprehur se sfidon komunat dhe ministritë t’i publikojnë procedurat e tyre për rastet e tilla.

“Kohët e fundit kemi publikuar linjën tonë për raportimin e supozuar të parregullsive në punësimin dhe prokurimin e Ambasadës. Ne sfidojmë ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat e tyre për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett në Twitter. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/ambasadori-kosnett-kerkon-nga-ministrite-dhe-komunat-te-publikojne-hetimet-per-mashtrim-dhe-korrupsion/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here