Home Edukim Albin Kurti zbulon emrat e ministrave të Vetëvendosjes

Albin Kurti zbulon emrat e ministrave të Vetëvendosjes

17 views
0
SHARE

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,ka propozuar sot emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin. Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti ka njoftuar se kanë zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ministër i Punëve të Jashtme, Blerim Reka ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për Ministër të Ekonomisë ndërkaq ka propozuiar Rozeta Hajdarin. Arben Vitia ndërkaq është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë ai.

Albin Kurti zbulon emrat e ministrave të Vetëvendosjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here