Home Edukim Albin Kurti: U sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re

Albin Kurti: U sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re

27 views
0
SHARE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka takuar në Prizren kryetarët e tre partive të komuniteteve joshumicë dhe tre deputetët e ardhshëm Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli.

Kurti njoftoi se këta do ta votojnë qeverinë e udhëhequr nga ai dhe atë si kryeministër, pa asnjë kusht.

Postimi i plotë:

Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime.

6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/albin-kurti-u-sigurua-shumica-parlamentare-per-qeverine-e-re/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here