Home Edukim Alarm për bombë në zyrat e agjencisë italiane La Repubblica

Alarm për bombë në zyrat e agjencisë italiane La Repubblica

11 views
0
SHARE

Një alarm i rremë për bombë, bëri të mundur evakuimin e të gjithë personave që ndodheshin në ndërtesën e agjencisë mediatike italiane La Reppublica.

Pasditen e sotme në zyrat e redaksisë erdhi një telefonatë anonime në të cilën thuhej se në ndërtesë ndodhej një bombë plasëse e kontrolluar që pritej të shpërthente nga momenti në moment. Menjëherë pasi mori telefonatën, policia e qytetit të Romës u drejtua për në vendin e ngjarjes për të siguruar ndërtesën, e cila ndodhet në rrugën Cristoforo Colombo.

Pas kontrolleve të kryera nga ekipet e çaktivizimit të bombave, gjithçka rezultoi një alarm i rremë, pasi në brendësi të godinës nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Pas kësaj gazetarët dhe stafi i agjencisë nisën normalisht punën./tch

The post Alarm për bombë në zyrat e agjencisë italiane La Repubblica appeared first on Mesazhi.com.

http://mesazhi.com/alarm-per-bombe-ne-zyrat-e-agjencise-italiane-la-repubblica/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here