Home Edukim Aktakuzë kundër dy ish-policëve serbë për krime lufte në Kosovë

Aktakuzë kundër dy ish-policëve serbë për krime lufte në Kosovë

11 views
0
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër dy serbëve.

Prokuroria Speicale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht në Departamentin Special, kundër dy serbëve me inicialet Z.K dhe D.SH. për veprat penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Sipas njoftimit të prokurorisë, i pandehuri, Z.K., gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtarë i forcave policore serbe, ka shkelur rëndë rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare kundër personave civil dhe pasurisë, konkretisht rregullat e luftës të përcaktuara me  Konventat e Gjenevës të datës 12 Gusht të vitit 1949 dhe Protokollet Shtesë.

“I pandehuri Z.K. me datë 26 mars 1999, në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna Ferizaj, ka marrë pjesë direkte në sulmin e popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë konkretisht  të nëntëmbëdhjetë (19) anëtarëve të një familje që nuk kanë marrë pjesë aktive në konflikt të armatosur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, raporton lajmi.net.

Gjatë këtij aksioni, i pandehuri përveç tjerash ka marrë pjesë në maltretimin e anëtarëve të kësaj familje, shkatërrimin e pasurisë se tyre, dëbimin nga vendbanimi i tyre, rrëmbimin dhe vrasjen e civilëve O.N., B.N., A.N dhe B.N., anëtarë të kësaj familje.

Me këto veprime i pandehuri Z.K. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  Krimet e luftës kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal  të RSFJ-së, e penalizuar  edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me nenin 146 si Krime të luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës.

Ndërkaq, i pandehuri D.Sh., gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtarë i forcave policore serbe, ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare kundër personave civil, respektivisht  nenin 130 të Konventës së Katërt (IV) të Gjenevës të datës 12 Gusht 1949 në ndërlidhje me  Protokollet  Shtesë për katër Konventat  e Gjenevës.

“I pandehuri D.Sh., më 01 prill 1999, në cilësinë e inspektorit policorë, i armatosur me armë automatike, me qellim të përdhosjes, poshtërimit dhe trajtimit nënçmues të trupave të pa jetë të O.N., B.N., A.N., B.N dhe I.R, të vrarë nga forcat policore dhe paramilitare serbe,  ka urdhëruar që trupat e tyre të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare”, bën të ditur porkuroria.

Me këto veprime i pandehuri D.Sh., ka kryer veprat penale Krimet e luftës kundër popullatës civil nga neni 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, e penalizuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me nenin 146 si Krimet e luftës  në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës’’. 

http://mesazhi.com/aktakuze-kunder-dy-ish-policeve-serbe-per-krime-lufte-ne-kosove/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here