Sot rreth orës 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre veturave në Dol të Gjakovës, ku si pasojë pesë persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.
“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Dol. Pesë persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”.
“Aksidenti ka ndodhur në një kthesë të ashpër, ku dy vetura të cilat nuk i kanë respektuar rregullat e kanë goditur veturën e tretë”.
The post Aksident mes tri veturave në Gjakovë – pesë të lënduar appeared first on Mesazhi.com.
http://mesazhi.com/aksident-mes-tri-veturave-ne-gjakove-pese-te-lenduar/