Home Edukim Aksident i rëndë në Ozdrim të Pejës, vdes një 7 vjeçare –...

Aksident i rëndë në Ozdrim të Pejës, vdes një 7 vjeçare – tre të lënduar rëndë

10 views
0
SHARE

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Ozdrim të Pejës, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai për lajmi.net ka thënë se viktima femër është e lindur në vitin 2012, teksa edhe tre persona të tjerë janë të lënduar rëndë.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 13:47 minuta në fshatin Ozdrim. Tre nga të lënduarit janë me lëndime të rënda. Viktima, vajzë është e lindur në vitin 2012”, ka thënë ai.

Ibraj po ashtu ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, teksa deri tek aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/aksident-i-rende-ne-ozdrim-te-pejes-vdes-nje-7-vjecare-tre-te-lenduar-rende/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here