Home Edukim Akar: Turqia ka në shënjestër terroristët dhe jo grupet etnike

Akar: Turqia ka në shënjestër terroristët dhe jo grupet etnike

20 views
0
SHARE

Përpjekjet antiterroriste të Turqisë nuk kanë në shënjestër asnjë grup etnik në veri të Sirisë, por përqendrohen vetëm në grupet terroriste, tha ministri turk Mbrojtjes, Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e Akar erdhën në Forumin e 19-të të Dohas në Katar, ku ai mbajti një fjalim për përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe ndikimet në mjedisin politik.

Ai gjithashtu foli për luftën e qeverisë turke kundër grupeve terroriste DEASH dhe YPG, degën siriane të grupit terrorist PKK.

“Ne nuk kemi ndonjë problem me kurdët ose ndonjë grup tjetër etnik”, tha Akar, duke shtuar se organizatat terroriste si YPG/PKK dhe DEASH janë shqetësimi i vetëm i Turqisë.

Duke theksuar se terrorizmi ka shkaktuar pasoja të pashembullta politike dhe shoqërore, Akar tha se ai gjithashtu i ka hapur rrugën ideologjive radikale, rrënimit të shteteve, luftërave të deleguara, konflikteve dhe migracionit masiv.

Ai vuri në dukje se grupet ekstremiste jo vetëm që paraqesin kërcënim për vendet e tyre, por gjithashtu kanë dëmtuar edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Akar më tej shtoi se çdo armë e dhënë YPG-së i është transferuar PKK-së, organizatës terroriste e cila ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për dekada të tëra, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

Shefi turk i mbrojtjes theksoi se Ankaraja ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar që të mos zhvillojë luftë kundër terroristëve të DEASH-it duke përdorur një grup tjetër terrorist, YPG/PKK-në.

Duke folur për operacionin antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë, “Burimi i Paqes”, ai tha se operacioni ishte i bazuar në Marrëveshjen e Adanasë të vitit 1998, e cila ishte dakorduar nga qeveritë turke dhe siriane si rezultat i shqetësimit të mëparshëm terrorist.

Ai theksoi se Turqia nuk kërkon të ndryshojë strukturën demografike në rajon, ose të kryejë spastrim etnik ndaj kurdëve siç është përshkruar nga disa media të Perëndimit, por vetëm synon të luftojë elementet terroriste.

Në vend të kësaj, tha Akar, Turqia synon vetëm të mbrojë të gjithë civilët pa marrë parasysh prejardhjen e tyre etnike, rajonin dhe infrastrukturën civile në Siri.

“Ne riparuam një spital dhe rezervuarin e ujit të dëmtuar nga YPG/PKK”, tha ai, duke shtuar se njësitë turke të sigurisë ende pastrojnë mjetet shpërthyese të mbetura nga grupi terrorist.

Ai rikujtoi se një hulumtim i kohëve të fundit i realizuar në verilindje të Sirisë tregon se shumica e pjesëmarrësve kanë mbështetur operacionin e Turqisë në rajon.

Turqia më 9 tetor filloi operacionin “Burimi i Paqes” për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat me qëllim të sigurimit të kufijve të Turqisë, kthimit të sigurt të refugjatëve sirianë dhe sigurimit të integritetit territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

http://mesazhi.com/akar-turqia-ka-ne-shenjester-terroristet-dhe-jo-grupet-etnike/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here