Home Business Ai që nuk është sprovuar me siher, le të ruhet nga e...

Ai që nuk është sprovuar me siher, le të ruhet nga e keqja dhe dëmi i tij me duatë që janë të transmetuara nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]

24
0
SHARE

Ka thënë All-llahu i Madhëruar:

“Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij)…” [El-Isra, 82] Sepse i tërë Kur’ani është shërim për çdo sëmundje. Kush i beson atij, i punon veprat që i ka lejuar dhe ndalohet nga veprat që i ka bërë haram, përfiton shumë nga Ai. Gjithashtu kush i beson All-llahut me bindsheri për shërim, All-llahu ka për ta shëruar nga sëmundjet dhe telashet e sprovat ka për t’ia larguar.
Mirëpo, duhet që t’i drejtohemi Atij më lutje të përzemërta dhe përulje të plotë ndaj Zotit të tokës dhe të qiellit. Duhet kujdesur për kohët që duaja është më afër pranimit, siç është pjesa e tretë e natës, gjatë sexhdes, mes ezanit dhe ikametit. Këto kohë janë të favorshme për pranimin e duasë, këtu gjindet shërimi i atij që është sprovuar me siher.
Ndërsa ai që nuk është sprovuar me siher, le të ruhet nga e keqja dhe dëmi i tij me duatë që janë të transmetuara nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], duke i thënë mëngjes e mbrëmje. Le t’i lexojë këto sure pas çdo namazi: Kul huvallahun, Kul eudhu birabil-felek, Kul eudhu birabin-nas dhe Ajetul Kursin.
All-llahu ka fuqi që ta mbrojë fenë Islame, që ta lartësojë Fjalën e Tij dhe ta çoi ndonjë përson që e ndihmon këtë fe, duke i ndaluar magjistarët, fallxhorët dhe keqbërësit e tjerë, që shkaktojnë dëme në tokë.
Në fund, dërgojmë salavate dhe selam mbi Pejgamberin tonë [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen dhe Sahabet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here