Home Edukim Afganistan, 6 të vdekur nga një sulm me autobombë

Afganistan, 6 të vdekur nga një sulm me autobombë

15 views
0
SHARE

Gjashtë ushtarë afganë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të militantëve talebanë ndaj një vendroje ushtarake në veri të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme e Afganistanit tha se vendroja në qytetin Balkh të provincës me të njëjtin emër është sulmuar nga militantët me një automjet të ngarkuar me eksplozivë.

Siç njoftohet, krahas gjashtë ushtarëve që kanë humbur jetën, tre të tjerë janë plagosur.

Talebanët ende nuk kanë bërë deklaratë lidhur me sulmin.

Dy ditë më parë, shtatë ushtarë humbën jetën nga një sulm i militantëve në një vendroje në rrethin Devletabad të provincës Balkh.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/afganistan-6-te-vdekur-nga-nje-sulm-me-autobombe/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here