Home Edukim Afganistan, 5 të vdekur gjatë sulmit mbi pjesëtarët e një organizate japoneze

Afganistan, 5 të vdekur gjatë sulmit mbi pjesëtarët e një organizate japoneze

24 views
0
SHARE

Gjatë një sulmi të armatosur mbi një automjet të organizatës humanitare japoneze të kryer në Nangarhar, në lindje të Afganistanit, kanë humbur jetën pesë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Khogyani, tha se persona të panjohur kryen sulm mbi automjetin e pjesëtarëve të organizatës “Peace Medical Service (PMS)”.

Gjatë sulmit humbën jetën pesë punonjës të organizatës, ndërsa është plagosur kreu i PMS-së, mjeku Tetsu Nakamura.

Khogyani tha se sulmuesit u arratisën dhe se pjesëtarët e forcave të sigurisë i kërkojnë ata.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Organizata “Peace Medical Service (PMS)” në Nangarhar vepron nga viti 2008.

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/afganistan-5-te-vdekur-gjate-sulmit-mbi-pjesetaret-e-nje-organizate-japoneze/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here