Home Këshilla A të mësoj diçka me të cilën do të largohen streset e...

A të mësoj diçka me të cilën do të largohen streset e tua e do të shlyet borxhi yt?

0 views
0
SHARE

Një herë Profeti alejhi selam hyri në xhami dhe gjeti në të një burrë prej ensarëve i cili quhej Ebu Umame, ai i tha: “O Ebu Umame, si është puna jote që po të shoh në xhami në një kohë në të cilën nuk ka falje?” Stresi dhe borxhet që më kanë zënë, o i Dërguar i Allahut. Profeti alejhi selam i tha: “A të mësoj diçka me të cilën do të largohen streset e tua e do të shlyet borxhi yt?” Sigurisht, o i Dërguar i Allahut, – i tha sahabi. Thuaj mëngjes e mbrëmje: “ALLAHUME INÍ E’UDHU BIKE MINEL-HEMI UEL-HAZENI, UEL-’AXHZI UEL-KESELI, UEL-BUKHLI UEL-XHUBNI, UE GALE’BETI-DEJNI UE GALEBETIR-RIXHALI. (O Zoti im! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga breng­at dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dem­belia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve)”. Ebu Umame thotë: “E kreva porosinë e Profetit alejhi selam dhe Allahu ma largoi stresin dhe ma shleu borxhin.” Ebu Daudi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here