Home Business 7 Shërimet Profetike që cdo musliman patjetër duhet t’i dij ,ju lutem...

7 Shërimet Profetike që cdo musliman patjetër duhet t’i dij ,ju lutem lexojeni dhe shpërndajeni

12
0
SHARE
7 Sherimet Profetike
1.Mjalti
Allahu i Gjithëfuqishëm thotë në Kuran: “Nga barqet e tyre (të bletëve) del pije me ngjyra të ndryshme. Në të ka shërim për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.” (Nahl, 69)
2.Hixhame
Praktika e hixhamit është miratuar nga Profeti Muhammed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të). Thuhet se natën e Israsë, engjëjt i thanë Profetit (paqja dhe bekimi qofshin mbi të):”O Muhamed, urdhëro umetin tënd për hixham.” (Suneni i Tirmidhiut)
3.Fara e zeze
Ebu Hurejre, r.a., ka treguar se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes.”
4.Uji zem zem
Transmetohet nga Ibën Abasi se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Uji i Zemzemit është për atë (qëllim) për të cilin pihet; nëse e pi atë që të shërohesh me të, Allahu të shëron. Nëse e pi atë që të të ngopesh, Allahu të ngop. Nëse e pi atë që të shuash etjen, Allahu t’a shuan atë. Ai është gropa e Xhibrilit dhe dhënësi ujë Ismailit.” E transmeton Darakutni. [Batil Meudu (i pavërtetë, i trilluar) – Irvaul Galil 1126, Daiful Xhami 4972].
5.Sidri
Imam Laiki thotë: Transmeton Muhamed Bin Othman nga Said Bin Muhamed el-hanat nga Isak Bin Ebij Israil i cili thotë: Kam dëgjuar Sufjanin të thotë, për Sulejman Bin Umeja (dijetari i thekifëve) nga familja e Arua Bin Mesudit i cili thotë: Se nëna ime dhe gjyshja ime kishin hyrë tek shtëpija e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) dhe po dëgjonin një grua e cila e pyeste Aishen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), a ka për mua ndonjë ilaç i cili më largon nga deresioni dhe lodhja mendore? Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) u përgjigj: Jo. Gratë që ishin prezent thanë: ”O nëna e besimtarëve ajo ankohet për burrin e saj i cili nuk i afrohet asaj në shtrat”. Atëhere thotë Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) :” Kthejeni përsëri atë grua tëk unë dhe kur vjen i thotë: ”Laje me ujë, e sidër burrin tënd. E njëtja histori përmëndet dhe nga Imam Bagauj.
6.Hurma (axhva)
Transmetohet nga Sa’d bin Ebi Vekkasi radiallahu anhu, se i Derguari i Allahut,
salallahu alejhi ue selem, ka thene: “Kush i ha shtate hurma (axhva) ne mengjes,
ate dite ai as nuk do te vuaje nga helmi, as nga magjia”. (Transmetojne Buhariu 10/203
dhe Muslimi 2047)
7.Rukje
 Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44]
Dhe thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82].
Me rukje mund te sherosh semundjet e syrit te keq,hasedit, sihrit,mes’h-it,despresion,ankth,stres etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here