Home Edukim 2 vjet “korrektim” për diktatorin e Sudanit: në çanta mbante milionat kur...

2 vjet “korrektim” për diktatorin e Sudanit: në çanta mbante milionat kur qytetarët vdisnin urie

28 views
0
SHARE

Ish Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir është dënuar me dy vjet qëndrim në një qendër korrektuese pas akuzave për parregullsi financiare dhe korrupsion.

Al Bashir, i cili kishte gati 30 vjet në pushtet u rrëzua në prill pas muajsh demonstratash mbarëkombëtare pas akuzave mbi  posedimit të paligjshëm të parasë së huaj, fitimeve të paligjshme financiare dhe korrupsionit.

“Gjykata dënoi Omar Hassan al-Bashir”, tha gjykatësi Al-Sadiq Abdelrahman. “Gjykata vendosi ta dërgojë atë në qendër korrektuese për dy vjet.”

Gjykatësi tha se “sipas ligjit, ata që kanë moshën 70 vjeç nuk do të vuajnë dënime me burg”.

Bashir, 75 vjeç, do të vuajë dënimin e tij pasi të jetë marrë aktgjykimi për një rast tjetër në të cilin ai akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e demonstruesve gjatë protestave që çuan në largimin e tij, tha gjyqtari.

Shteti i Afrikës veriperëndimore të Sudanit qeveriset aktualisht nga një qeveri civile në tranzicion dhe është një nga 25 vendet më të varfëra në botë.

Çështja e së shtunës kundër 75-vjeçarit u përqendrua në valixhen e mbushura me monedha të shumta me vlerë prej më shumë se 130 milion dollarë të cilat u gjetën në shtëpinë e tij.

Ndërsa ish presidenti pranoi se kishte marrë 25 milion dollarë nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman (MBS), ai u deklarua i pafajshëm për akuzat. /Mesazhi/

http://mesazhi.com/2-vjet-korrektim-per-diktatorin-e-sudanit-ne-canta-mbante-milionat-kur-qytetaret-vdisnin-urie/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here