Home Edukim 10 mijë faqe dokumente për krime, MPJ: Do të ndiqen penalisht edhe...

10 mijë faqe dokumente për krime, MPJ: Do të ndiqen penalisht edhe zyrtarët e lartë serbë

17 views
0
SHARE

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli duke folur për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, ka thënë se zyrtarët aktual të Serbisë s’duhet të flenë kurrë të qetë për këtë arsye.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova do t’i ndjek penalisht të gjithë serbët që kanë kryer krime gjatë luftës, nga niveli më i ultë, deri tek ai më i lartë, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, tani është koha për t’i sjellë para drejtësisë  kriminelët e luftës.

Reagimi i Zyberajt vjen një ditë pasi që ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli bëri të ditur se do të dorëzojnë në prokurori 10 mijë prova për krimet e luftës të kryera nga serbët, të cilat nuk janë përdorur deri më tani.

Postimi i plotë:

Marko Gjuric dhe zyrtarë të tjerë serbë përfshirë ish-Ministrin e Informacionit të Millosheviçit tani Presidenti i Serbisë Vuçiç nuk duhet të flejnë kurr të qetë për shkak të gjenocidit të kryer në Kosovë nga shteti i tyre kriminal, nga komandantët e tyre, nga ushtarët e tyre, nga paramilitarët e tyre dhe nga ata që ushqyen ideologjinë ultra-nacionalise të Serbisë së Madhe.
Paqësimi i Serbisë ishte një qasje e gabuar, mungesa e de-nazifikimit të Serbisë ka qenë një gabim i rëndë historik.
Kosova do të ndjekë penalisht të gjithë serbët nga niveli më i lartë deri në nivelin më të ulët që kanë kryer krime lufte. Ndërmarrja e përbashkët kriminale e Serbisë që kreu krime lufte në Kosovë duhet të vendosët urgjentisht para drejtësisë.
Përqendrimi në raportin e korruptuar të Dick Martyt ka lejuar mos-ndëshkimin dhe fshehjën e krimeve të luftës të kryera nga serbët në Kosovë. Ne nuk duhet ta lejonim këtë dhe duhet ta kundërshtonim Martyn qysh në fillim për punën e tij të tmerrshme të ndikuar dhe mbështetur nga Serbia. Por krimet e luftës nuk bëhen kurrë të harruara.
Tani është koha për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës. Ata duhet të kenë frikë nga drejtësia jonë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi. 

SHPËRNDAJE

http://mesazhi.com/10-mije-faqe-dokumente-per-krime-mpj-do-te-ndiqen-penalisht-edhe-zyrtaret-e-larte-serbe/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here