Home Edukim Vdes pak orë para se ta pranonte Islamin

Vdes pak orë para se ta pranonte Islamin

13 views
0
SHARE

Islami po përhapet gjithandej botës, kjo si shkak i përpjekjeve e ligjëruesëve dhe thirrësve musliman. Përveç se janë duke ftuar njerëzit në Islam, ato kanë ngjallur ndjenja edhe tek muslimanët jo praktikantë, që të kthehen në bazën e fesë Islame.

Pasi kuptojnë se për çfarë është feja, shumë njerëz dhe sidomos ato që punojnë në vende Muslimane përfundojnë duke e pranuar Islamin, duke praktikuar disa rite të besimit Islam që bëjnë muslimanët.

Një ligjërues musliman kishte vizituar qytetin e Domat Al-Xhandal në Jug-Perëndim të Arabisë Saudite për të vizituar komunitetin e Filipin që ishin konvertuar në Islam, përcjell KohaIslame

Tre veta u shprehën hapur se duan të pranojnë Islamin

Ai gjithashtu foli me komunitetin jo-musliman dhe u shpjegoi bazat e fesë dhe mirësitë e fesë. Ai i ftoi ata në Islam. Ligjërata përfundoi ku 3 njerëz u shprehën hapur se duan të pranojnë Islamin. Ata do e thonin shahadetin para ligjëruesit për kalimin e tyre në Islam ditën e Premte në mëngjes.

Më vonë lajmroi ligjëruesi për dhimbjen e tij të thellë pasi morin lajmin për vdekjen e një prej punëtorve Filipin që donte të konvertohej në Islam.

Fatëkeqësisht, një nga ta vdiq pak para se ta pranonte Islamin

Fatëkeqësisht, ai nuk mund ta bënte deklaratën për futjen në Islam dhe vdiq disa orë para deklarimit publik të pranimit të Islamin, duke luajtur volejboll me shokët e tij.

Unë mendoj se çdo musliman duhet të marrë të paktën një mësim nga ky lajm. Nëse ju afrohet ndonjë jomusliman që dëshiron të konvertohet në Islam, kërkoni atë që ta thotë Shehadetin me ju. Mos prisni për ardhjen e ndonjë hoxhe apo kujtdo qoftë. Ti nuk e di për kohën e vdekjes së askujt.

Jo-muslimanët të cilët udhëzohen nga Allahu për të pranuar fenë, mund të kenë vështirësi në kryerjen e disa prej urdhrave fetarë në fillim, por së shpejti kuptojnë se Islami nuk na detyron të bëjmë diçka që nuk mund të bëjmë dhe të gjitha urdhrat janë në përputhjen me kohën që e jetojmë.

Duke e vënë në dispozicion njohurit e Islamit për të gjitha kombet, ne mund të kemi kaq shumë njerëz që çmojnë bukurinë e Islamit të vërtetë. Ne mund të shpresojmë vetëm që vëllai jomusliman, i cili kishte vendosur të kthehej në Islam, do të trajtohet nga Allahu si musliman në ditën e gjykimit. Nuk ishte faji i tij, ai kishte komunikuar tashmë synimet e tij./KohaIslame.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here